Shukri Buja dënohet me dy vite burg, aktgjykim edhe për tetë të tjerë

Gjykata Themelore në Prishtinë, sot dënuar me 2 vite burg ish-kryetarin e komunës së Lipjanit, Shukri Buja për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata ka shpallur aktgjykim edhe kundër tetë të akuzuarve.

“I akuzuari SH.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa është refuzuar aktakuza për katër vepra penale për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprës penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, ndaj të akuzuarit H.G. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej 2,000.oo (dy mijë) euro.

I akuzuari H.V. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej 1,500.oo (një mijë e pesëqind) euro.

I akuzuari E.R. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej 2,000.oo (dy mijë) euro.

I akuzuari B.R. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit, mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej 2,000.oo (dy mijë) euro.

E akuzuara M.S., është liruar nga akuza për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se e njëjta ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Të akuzuarit D.A dhe B.K janë liruar nga akuza për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Gjykata po ashtu ka njoftuar se për të akuzuarin F.R. është refuzuar aktakuza për veprat penale Punimet ndërtimore të kundërligjshme nga neni 294 par.1 të KPK-së dhe Dhënia e ryshfetit nga neni 343 par.1 të KPRK-së, për shkak të parashkrimit të veprave penale.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shukri Buja dënohet me dy vite burg

Ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja është dënuar me dy vite burg.

Buja është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me rastin e njohur si “Feronikeli”.

Dy vite më parë Buja ishte dënuar me 3 vite burgim por rasti ishte kthyer në rigjykim.

E avokati i Bujaj, Arianit Koci ka thënë se në shpalljen e vendimit për dënimin dy vjet, Gjykata Themelore nuk ka përfillur rekomandimet e Apelit dhe se atij nuk i është dhënë koha e duhur për tu përgatitur.

Tutje pas vendimit, Koci tha edhe se ky ishte një ndër gjykimet më të shpejta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close