Thaçi do ta nderojë Trumpin me “Urdhrin e Lirisë”, Grenell ia uron presidentit amerikan

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenel, uroi sonte Presidentin e SHBA Donald Trump.
Urimi vjen pasi u njoftua se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta nderonte atë për rolin e tij në arritjen e një marrëveshje mbi normalizimin ekonomik të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Grenel, duke e përgëzuar Trumpin në Twitter, shpërndau një tekst të Reuters i cili raportoi se Thaçi i dërgoi një letër Trumpit, duke e informuar atë se do të vlerësohej me medaljen “Urdhri i Lirisë”.
Agjencia britanike, e cila deklaron se kishte qasje në letrën, shkruan se kjo është dekorata më e lartë e akorduar nga Prishtina.

Njoftohet gjithashtu se këshilltari i sigurimit kombëtar i Trumpit Robert O’Brien dhe i dërguari special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës Richard Grenel do të marrin medaljen presidenciale të meritës.

Në një letër drejtuar Trump, Thaçi shprehet se ai është “thellësisht mirënjohës” për kontributin e tij personal për ndërmjetësimin e marrëveshjes dhe e fton atë të vizitojë Kosovën.

/përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close