18 Shtator 1851- Themelohet gazeta prestigjioze “New York Times”

E përditshmja e mirënjohur amerikane “New York Times” u themelua më 18 shtator 1851, nga gazetari dhe politikani Henry Jarvis Raymond, zv/kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan dhe ish-bankieri George Jones, fillimisht si “New York Daily Times”. Ajo u shit në fillim 1 cent për kopje. Gazeta e ndryshoi emrin e saj në “The New York Times” në vitin 1857.

Ndikimi i gazetës u rrit gjatë viteve 1870-71, ndërsa ruajti linjën politike të Partisë Republikane. Ndërkohë, gjatë viteve 1880, “New York Times”, vetëshpallet politikisht e pavarur; edhe pse në vitin 1884, gazeta mbështeti kandidatin demokrat Grover Cleveland në zgjedhjet e tij të para presidenciale. Ndërsa ky veprim, e dëmtoi lexueshmërinë e të përditshmes, gazeta e rifitoi brenda pak vitesh pjesën më të madhe të terrenit të humbur.

“New York Times” u ble nga Adolph Ochs, botues i “Chattanooga Times” në vitin 1896. Një vit më pas ai shpalli sloganin e gazetës:”Të gjitha lajmet që janë të përshtatshme për t’u publikuar”; kjo përbente një goditje ndaj botimeve konkurrente si “Neë York World” e Joseph Pulitzer, dhe “New York Journal” e William Randolph Hearst, të cilat ishin të njohura për gazetarinë investigative.

Nën drejtimin e tij, “The New York Times” arriti famën ndërkombëtare kur në vitin 1904 mori transmetimin e parë pa tel nga një betejë detare, një raport mbi shkatërrimin e flotës ruse në betejën e Port Arturit në Detin e Verdhë, gjatë Luftës Ruso-Japoneze. Në 1910, gazeta u kërkua të shpërndahej çdo ditë në Filadelfia, ndërsa 10 vjet më vonë, filloi të dërgohej çdo ditë me avion në Londër.

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close