Agjencia Europiane e Barnave rekomandon deksametazonin

ATSH-AFP/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) rekomandoi  sot deksametazonin, një ilaç nga familja e kortikosteroideve, për trajtimin e rasteve të rënda të COVID-19, që kërkojnë administrim të oksigjenit.

“Duke u bazuar në të dhënat e disponueshme, EMA miraton përdorimin e deksametazonit te të rriturit dhe adoleshentët (mbi 12 vjeç dhe peshë të paktën 40 kg), gjendja e të cilëve kërkon administrimin e oksigjenit”, tha vetë agjencia në një deklaratë.

Ky vendim i lejon kompanitë farmaceutike, që prodhojnë deksametazon, një ilaç që përdoret zakonisht në rekomandime të tjera, të kërkojnë që ky përdorim i ri të përfshihet zyrtarisht në autorizimin e saj të marketingut.

Një seri studimesh të botuara më 2 shtator në revistën mjekësore amerikane “Jama” treguan se ilaçet nga e gjithë familja e kortikosteroideve mund të ulin vdekshmërinë me 21%, pas 28 ditësh, te pacientët me COVID-19 të rëndë, duke luftuar karakteristikat e inflamacionit të formave të rënda.

Asnjë ilaç tjetër nuk ka treguar një efekt të rëndësishëm të zvogëlimit të vdekshmërisë./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close