Kryeprokurori:Në aksionin e policisë në Karaçevë u arrestuan 35 persona

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku ka informuar se pas një heimi të gjatë një vjeçar, mbrëmë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, është realizuar aksion ku janë arrestuar 35 persona të dyshuar, ku prej janë 12 zyrtarë policorë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan pas një hetimi të gjatë, gati 1 vjeçar është realizuar aksioni në këtë pjesë të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë komuna së Kamenicës, si dhe të rajonin e Prishtinës dhe rajone të tjera.

Nga ky aksion me urdhër të prokurorisë, deri më tani janë arrestuar 35 të dyshuar prej tyre 12 zyrtarë policor, kontrabandistë e pronarë të kazinove. Gjatë aksionit janë rrënuar të gjitha kazinotë që kanë vepruar në atë pjesë dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme që dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e tyre”, tha ai.

Ndërsa, major në Policinë e Kosovës, Zejnullah Surdullu tha se operacioni ka pas për qëllim luftimin e veprave penale komtrabandimin me mallra, trafikim me njerëz, ofrimi i lokaleve për prostitucion

“Zona e Karaçevës është ushtruar urdhër kontroll në 12 lokacione të cilat kanë qenë objekte të kazinosë, janë arrestuar 7 persona të cilët kanë rezultuar të jenë klient të tyre, si dhe janë konsiskuar 120 aparate, 6 shtëpiza kompjuteri etj. Të gjitha objektet që janë gjetur në këtë zonë janë të rrënuara për shkak se kanë qenë hapësira që janë shfrytëzuar për veprimtari kriminale. Në zonën e Prishtinës janë zhvilluar bastisje dhe si rezultat janë konfiskuar materiale.. 25 aparate dhe mjete monetare që arrijnë shifrën 3950 euro. Në mesin e ndaluar kemi 3 persona në këtë zonë”, theksoi ai.

Në këtë aksion janë arrestuar 8 zyrtarë policorë shqiptar, 3 serbë dhe sot është arrestuar zyrtari i fundit që ka qenë në listë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close