Lista në emra e policëve që u prangosën gjatë aksionit policor në Karaçevë

Mega-aksioni policor i cili u zhvillua mbrëmë dhe sot nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, i asistuar nga Inspektorati Policor dhe Policia e Kosovës, i cili kishte për qëllim kapjen dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari kriminale në zonën e Karaçevës, rezulton se u realizua me sukses 100 për qind, së paku nga ana e IPK-së, pasi që në pranga të tyre përfunduan 12 zyrtarë policorë për të cilët ishte urdhëruar arrestimi.

Gazeta Sinjali publikon listën ekskluzive me emrat dhe mbiemrat e plotë të zyrtarëve policorë të arrestuar.

Nga numri total i të arrestuarve, 8 policë janë shqiptarë dhe 3 të tjerë nga komuniteti serb.

Për të gjithë këta zyrtarë është urdhëruar masa e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda këtij afati, të njëjtit pritet të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Lista e plotë:

Ferid Leci

Imer Spahiu

Raif Thaçi

Sokol Keka

Hydush Kastrati

Fatmir Kallaba

Selami Kastrati

Svetozar Markoviç

Asllan Kryeziu

Zllatan Arsiç

Stavisha Nikoliç

Feat Zeqiri

Zyrtarët policorë që u prangosën mbrëmë dhe sot, në vend që të pengonin veprimtaritë ilegale si: trafikim i qenieve njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit, ata dyshohet se vendosën të rreshtohen me krimin, t’i ndihmojnë kontrabandistët dhe të përfitojnë nga veprimtaria e tyre.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close