Vazhdimësia e popullsisë në krahinën e Mirditës që nga periudha ilire.

Të dhënat arkeologjike, antropologjike, etnografike, etj, kanë vërtetuar vazhdimësinë e popullsisë në krahinën e Mirditës që nga periudha ilire.

“Baza antropologjike e arbërve mesjetarë të trevave veriore të vendit mbetet kudo e njëjtë, adriatiko-mesdhetare, me përparësi të dukshme të elementit adriatik. Është me interes të vemë në dukje këtu se një profil i tillë me tipare të spikatura lokale është ruajtur pothuajse i pandryshuar deri në popullsinë mirditore të ditëve tona. Rezultatet e një studimi të gjerë antropologjik mbi popullsinë e sotme të rrethinave më tipike të Mirditës flasin për praninë parësore të elementit adriatik, jo aq në formën e vet të mirëfilltë sesa në aspektin e një varianti lokal që vjen si pasojë e mpleksjes së tipareve klasikisht adriatike.

Sidoqoftë, paralelizmi i tipareve në rrafsh tërësor si dhe pjesëmarrja e të njëjtëve përbërës tipologjikë flasin qartë për mbijetesën e një varianti adriatik lokal, së paku nga shekujt e mesjetës së hershme, në popullsinë e sotme të kësaj treve. Ky kompleks tiparesh karakteristike u ka rënë në sy edhe dijetarëve të mëparshëm, të cilët e kanë pagëzuar me emrin “tip i Kthellës”, emërtim që ka hyrë prej kohësh në literaturën evropiane të antropologjisë. Studimi i lëndës eshtrore të Prosekut saktëson prejardhjen vendëse të këtij “tipi” dhe hedh dritë të re në ndjekjen e vazhdimësisë së popullatës në trevën e Mirditës. Ndër faktorët parësorë që duhet të kenë ndikuar në këtë mes është praktikimi, në rrjedhën e shekujve, i një cikli të ngushtë e rigorozisht të kontrolluar lidhjesh martesore, falë rrethanave të caktuara historike, ekonomike e kulturore; këto lidhje, duke u trashëguar për forcë të traditës, kanë çuar në formimin e një fenotipi lokal, që është përforcuar nga njëri brez në tjetrin….”

• Burimi: Aleksandër Dhima, “Lënda eshtrore e varrezës së Prosekut”, “Iliria”, Nr. 1, botim i vitit 1989.

/MIRDITA:Histori dhe aktualitet

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close