A e dini se çka ndodhë kur në Kosovë këthehet ushtria serbe ?

shkruan Fahri Xharra

Një pyetje së cilës të gjithë ia dimë përgjegjën , e dimë ne që e përjetuam luftën e vitit 1999, por e dinë edhe ata që së paku kanë lexuar për vitin 1912, që kanë lexuar për vitet 1800 deri 1890. . Pos si duket nuk po e dinë dhe e kanë harruar edhe këta që po na udhëheqin. Për Shqipëri as mos të flasim , sepse simpatia për ish Jugosllavinë nuk iu del nga mendja.

“ Kad se vojska na Kosovo vrati” – Këngë super nacionaliste serbe, plotë urrejtje ndaj shqiptarëve , plotë dëshirë për vrasje dhe çfarosje të shqiptarëve. E dini që kjo këngë po këndohet në Serbi , dhe u këndua edhe nga krerët kishtar pravoslav si ishte rasti i djeshëm në fshatin Bërskut në Malin e Zi.

Fshati Brskut i ka vetëm 19 banorë me moshë mesatare 65, 3 vjeç.

Nuk është e rëndësishme se ku u këndua por çka u këndua, nuk është e rëndësishme se ku u këndua por kush këndoi, çka këndoi ?

Metropiliti i njohur antishqiptar Amfohilije, pas liturgjisë në kishën e atij fshati, i rrethuar nga politikan dhe banorë i pëcjellur nga gazetarët e Serbisë me plotë entuziazëm e këndo këndoj këngën : “Kur të këthehet ushtria serbe në Kosovë !”, duke vajtuar për
“ tokën e tyre të okupuar “- Kosovën.Metropoliti

Metropoliti duke kërkuar gjak i tha edhe këto fjalë:

– “- Ja poštujem vlast, ona je priziv na poredak među ljudima. Međutim, nije svaki vlastodržac za poštovanje, on je za poštovanje kao čovek, ali ne i njegov zločin i njegova ideologija lažna i bezbožna.”
– Unë e respektoj pushtetin por jo edhe pushtembajtësit . Nuk është për respek çdo pushtetmbajtës , ai mund të respektohet si njeri por jo edhe për krimin dhe ideologjinë e titij që nuk e respekton zotin.”
Besoj se e kuptoni se në ai aludon , dhe pse mu tani del kjo këngë të cilën e përcollën të gjitha mjetet e informimit në Serbi.
Me qenë se polotikanët tanë janë verbuar, Zotit Grenell ia kisha rekomanduar : “ Mos prano asgjë nga serbët edhe nëse ato janë dhurata. Populli ynë është në mbrojtje të Amerikës , se përndryshe u fut ushtria serbe në Kosovë “

Se me çfarë urrejtje këndoi mitropoliti Amfohilije mund ta dëgjoni në këte adresë : https://youtu.be/75iiYrTv2XA

Me respekt për Amerikën dhe Izraelin , por me dro nga Serbia,
Fahri Xharra, 21.09.20
Gjakovë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close