Agjencia Kroate e Inteligjencës (SOA):Nacionalizmi serbomadh po cenon sovranitetin e Kroacisë,Kosovës,Malit të Zi…

Agjencia Kroate e Inteligjencës e Sigurisë (SOA) deklaron në raportin e saj për vitin e kaluar se situata e sigurisë në rrethin juglindor të Kroacisë është e paqëndrueshme.
Agjencia më tutje shton se në disa vende “fenomenet e ekstremizmit serbomadh janë ende të pranishme”.

Sipas raportit, ky ekstremizëm Serbomadh manifestohet me mohimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kroacisë, por gjithashtu, të vendeve të tjera fqinje, si Kosova, BiH dhe Mali i Zi.

Gjithashtu thuhet se “Ekstremizmi serbomadh gjithashtu promovon mesazhe kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Evropën Juglindore, ndërsa thekson angazhimin e saj pro Rusisë.”

“Ky ekstremizëm manifestohet publikisht përmes paraqitjeve dhe tubimeve të organizatave ekstremiste serbomdha, si dhe përdorimit të tubimeve të tjera publike, në të cilat përveç mesazheve ekstremiste, shkatërrohen simbolet e shtetit kroat”, thuhet në raport, siç raportohet nga media kroate.

/përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close