Kandidati i opozitës për kryeministër në Mal të Zi ,Krivokapiq,është një çetnik përkrahës i kriminelit Karaxhiq

E gjithë nomenklatura politike serbe kudo ku ata bëjnë politikën e tyre të kohëve aktuale me sa duket përbëhet nga fëmijë politik të kryekriminelve serb të viteve 90-ta duke filluar nga presidenti i Serbisë Vuçiq e deri te pretendenti për postin e kryeministrit në Malin e Zi ,Zdravko Krivokapiq!

Disa portale nga Mali i Zi publikuan një video të njërit prej liderëve të opozitës së Malit të Zi, dhe pretendent për kryeministër Zdravko Krivokapiq, 21 vjeç, ku merr pjesë në një ndeje çetnike dhe rri ulur nën fotografinë e kryekriminelit Radovan Karaxhiq.

Abazoviq,Krivokapiq…

Portali malazes Antena M publikoi një video nga viti 1999, e cila u bë në shtëpinë e Mile Pavićević, një ish-shofer taksie dhe dukë çetnik. “Zdravko Krivokapić, kandidati i sotëm për Kryeministër i Malit të Zi, gjithashtu mori pjesë në tubimin e çetnikëve në një shtëpi”, shkruan Antena.

Më tej thuhet se ai ishte ulur “nën fotografinë e të arratisurit të atëhershëm dhe sot kriminelit të luftës Radovan Karaxhiq”.

Siç shkruan Antena M, regjistrimi u bë gjatë pritjes së Nikola Kavaja, një ish oficer i JNA-së, një dezertor i dënuar, pastaj një emigrant, anëtar i organizatës çetnike SOPO, i cili në vitin 1978 ishte shpallur si rrëmbyes i një aeroplani amerikan të pasagjerëve.

Ai u dënua në Shtetet e Bashkuara për terrorizëm dhe krime të tjera me 65 vjet burg dhe u la i lirë në 1997.

Videoja, e cila ka qarkulluar në rrjete të ndryshme sociale në internet për rreth një dekadë, tregon se Vladimir Božović, tani ambasador i Republikës së Serbisë në Malin e Zi, shoqërohet nga Kavaja.

“Bashkë me mirëseardhjen dhe dollitë, në atë kohë u dëgjua himni jozyrtar serb “Bože pravde”, u mbajtën fjalime çetnike dhe njerëzit bërtisnin për serbizmin dhe Serbinë nën këngët e një lahutari ” thekson portali malazez.

Të përkujtojmë,ky Krivokapiqi është kandidati për kryeministër i një koalicioni prej tri partive opozitare pro-serbe në tërsi të cilat ia arritën të fitonin shumicën e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Malin e Zi.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close