Shkencëtarët : Shumë janë imunë ndaj koronavirusit ,edhe pse nuk ishin as janë të infektuar!!

Shkencëtarët po hetojnë tezën që një numër i madh i njerëzve janë tashmë imunë ndaj koronavirusit dhe se ky imunitet ka origjinën nga ftohja e zakonshme, e cila gjithashtu shkaktohet nga koronavirusi.

Përgjigjet e drejtuesve të shëndetit publik në të gjithë botën bazohen në supozimin se virusi hyri në popullatën njerëzore në terren pa imunitet para-ekzistues. Sidoqoftë, një seri studimesh me qelizat T që reagojnë ndaj koronavirusit dhe tek njerëzit që nuk janë infektuar, tani çelin pyetje të reja në lidhje me natyrën e vërtetë të epidemisë.

Të paktën gjashtë studime kanë konfirmuar praninë e antitrupave të koronavirusit në 20 deri në 50 për qind të njerëzve që nuk dihet se kanë qenë në kontakt me virusin. Një studim i gjakut nga dhuruesit në Shtetet e Bashkuara, mostrat e të cilëve u mblodhën midis 2015 dhe 2018, zbuloi lloje të qelizave T që reagojnë ndaj koronavirusit në 50 përqind.

Një studim i ngjashëm u krye në Holandë mbi mostrat e mbledhura shumë kohë para pandemisë, ku antitrupat ndaj koronavirusit u gjetën në dy në dhjetë persona që nuk ishin të ekspozuar ndaj virusit.

Në Gjermani, antitrupat reaktivë ndaj koronavirusit janë vërejtur në dhuruesit e gjakut që janë negativë ndaj virusit.

Në Singapor, analiza e mostrave të marra nga njerëz që nuk kishin qenë në kontakt me SARS ose kovid 19 tregoi se reaktiviteti i koronavirusit u konfirmua në 12 nga 29 raste, si dhe në shtatë nga 11 persona që ishin negativë ndaj virusit.

Reaktiviteti i koronavirusit është vërejtur gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe Suedi, në njerëz që nuk kanë qenë më parë të ekspozuar ndaj virusit. Rezultatet e këtyre studimeve, megjithëse të vogla në përmasa, janë të vështira për t’u injoruar, megjithëse ato akoma nuk japin një pasqyrë të saktë të përgjigjes imune të marrë më parë ndaj koronavirusit.
Shkencëtarët janë të bindur se ata janë në gjurmët e përcaktimit të origjinës së asaj përgjigje imunologjike.

Daniela Weiskoff, një nga autorët e studimit, tregon se supozohet se është imuniteti ai që buron nga ftohjet e zakonshme, të cilat shkaktohen nga viruset korona. Një përfundim i ngjashëm u arrit nga shkencëtarët në Singapor, por ata vunë në dukje se reaktiviteti i qelizave T mund të burojë nga disa viruse të tjera korona, ndoshta edhe nga ato shtazore.

Ky supozim, i cili kërkon kërkime të mëtejshme, mund të çojë në një rishikim të mënyrës se si duhet të përcaktohet ndjeshmëria e popullsisë dhe të monitorohet përmasa e përhapjes së pandemisë.

/përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close