Ministri Kuçi:Në muajt e ardhshëm do të intensifikohet puna me ekspertët amerikanë që do të punojnë në fizibilitetin e Liqenit të Ujmanit

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se muajt e ardhshëm do të intensifikohet puna me ekspertët amerikanë që do të punojnë në fizibilitetin e Liqenit të Ujmanit, si pjesë e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington.

Kjo u bë e ditur pas takimit të tij me ndihmës zëvendës sekretarin për Energji në Departamentin e SHBA-së, Matthew Zais, i cili ia dha njoftimin përmes një letre.

Mes tjerash në këtë takim është diskutuar për Strategjinë e re të Energjisë në Kosovë, modalitet e ecjes përpara me energji dhe sfidat që po kalon Kosova në këtë sektor. Këto sfida lidhen me sigurinë e furnizimit dhe mundësinë e diversifikimit të burimeve të gjenerimit, është njoftuar nëpërmjet një komunikate.

Kuçi duke i ofruar bashkëpunim të plotë në çështjet e dala nga Marrëveshja e 4 shtatorit në Washington, i kërkoi edhe përkrahje në zbatimin e Kornizën e Strategjisë së re të Energjisë në Kosovë.

Kuçi ishte i pranishëm edhe gjatë takimit bilateral me delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga i dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close