Një ekip mjeksor ushtarak nga Italia vjen në Kosovë

Një ekip mjekësor ushtarak nga Italia, me përvojën e tyre do të ndihmojnë kolegët kosovarë në trajtimin e të infektuarve me Covid 19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin, Avdullah Hoti, Komandantin e KFOR-it, Michele Risi, ambasadorin Nicola Orlando dhe Valbon Krasniqin u.d i drejtorit të SHSKUK-së, kanë pritur ekipin.

Njoftimi i plotë:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bashkë me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, Komandantin e KFOR-it, z. Michele Risi, ambasadorin z. Nicola Orlando dhe z. Valbon Krasniqin u.d të drejtorit të SHSKUK-së, ju dëshiruam mirëseardhje profesionistëve shëndetësorë nga Italia të cilët për dy muaj do të qëndrojnë në Kosovë.

Ekipi mjekësor ushtarak nga Italia, me përvojën e tyre do të ndihmojnë kolegët kosovarë në trajtimin e të infektuarve me Covid 19.

Italia çdo herë ka treguar gatishmëri për të ndihmuar Kosovën, edhe në këtë situatë të rëndë globale në luftimin e pandemisë të shkaktuar nga virusi covid-19.

Jemi falënderues për mbështetje që marrim nga shtetet mike. Faleminderit Itali, faleminderit popull italian!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close