Rusët paskan zbuluar ….

shkruan Fahri Xharra

… që në shekullin 15-të, sipas defterëve origjinal osman nuk paska pasë shqiptar në Kosovë e as as në Shqipërinë e Veriut.
Lajmin e jep (rs.sputniknews.com) dhe bartë https://www.novosti.rs/vesti/naslovna/drustvo/aktuelno.290.html.

Para se të ju lexoj sa rreshta nga ky
“zbulim“ rus e që i shkon për shtati Serbisë, doja të ju pyesja a kemi ne osmanolog në anët tona, sa osmanolog të Shqiperisë dhe Kosovës janë në arkivat osmane duke i deshifruar dokumentët e tyre, aty ku flitet për tokat tona.

Pse unë dhe ti , edhe akademiku duhet të lexojmë nga shkrimet ruse dhe serbe se çka kanë shënuar osmanët në sundimin e tyre 600 vjeçar mbi ne? sa janë ato përkthime ruso-serbe të sakta dhe që e pasqyrojnë gjendjen reale në tokat tona?
Ta them të drejten historia shqiptare për ditë e më shumë po tkurret , po tkurret më shumë ndoshta se tokat tona. Toka pa histori, ajo është vetëm një copë dheu dhe guri , të cilën mund ta merr çdo kush dhe ti vejë themelet e historisë së tij , histori që nuk ka egzistuar kurrë; sikur ky rast që jam duke ju bër të afërt për lexim.
“Defter za Vukovu oblast, zvanični dokument Osmanskog carstva iz 1455. godine, čiji original se nalazi u istorijskom arhivu u Istanbulu pokazuje da sredinom 15. veka na prostoru Kosova i Metohije nije bilo Albanaca “
Pra ate që e shkrova më lartë se sipas defterë të Perandorisë Osmane të vitit 1455, origjinali i të cilit ndodhet nëarkivin historik në Stamboll tregon që nuk kishte shqiptar aso kohe as në Shqiperinë Veriore e as në Kosovë.
A po ju duket e ngjashme me deklaratat e hoxhallarëve tanë, të cilat i transmetonin të mjetet e informimit pa përjashtim në dhjetë vjetshin e fundit? A po iu duket e njejtë me shkrimet Dr. Hasan Kaleshit të cilat shkrime i bartëshin mediumet me peshë në Kosovë e Shqipëri ?
Sipas atyre dokumenteve” në territorin në mes të Bjeshkëve me Nam e deri në Kopaonik ishin vetëm 46 familje shqiptare” ( 1% i shqiptarëve sipas hoxhallarëve tanë të pistë ). Ky pra paska qenë rezultati i regjistrimit turk të cilin regjistërim e kishin kryer autoritetet osmane të kohës.
Shikoni se sa largë shkojnë serbët me falsifikimin e tyre:” Ky dokument i hudhë poshtë- shkruajnë ata të gjitha thënjet e pakuptimta të historianëve të Prishtinës kur thonë që shqiptarët janë të rrënjes”
“ Pra, nëse në viti 1455 në krahinëserbe ( Kosovë, fxh) ishin vetëm 46 familje shqiptarësh, të imponohet përfundimi që në luften e Kosovës me 1389, kur princat serb në Gazimestan luftuan me osmanët, pra vetëm 66 vjet para regjistrimit, aty pra s`kishte shqiptar “
“ Nëse në atë kohë ishin 14 087 kryefamiljar – sipas osmanëve, nga të cilët më së shumti shtëpi ishin të serbëve pravosllav 12 840, 75 të Vllehëve, 46 të shqiptarëve, 17 të bullgarëve, 5 të grekëve dhe së fundi një shtëpi hebreje dhe një shtëpi katolike. Serbët paskan jetuar në 480 vendbanime, nëmes maleve të Sharit , Bjeshkëve të Namura dhe Kopaonikut “
“Od prezimena koja su popisivači zapisali, 95,88 bila su srpskog porekla, 1,98 romanskog, 1,56 odsto neutvrđenog, 0,26 odsto albanskog i 0,25 odsto grčkog porekla. “

PROČITAJTE JOŠ: Tači za ponovno pisanje istorije o Kosovu i Albancima

Artikulli i datës 10.08.18 e pëfundon shkrimin : “ që as Kosova e as Shqiperia Veriore nuk kishte shqiptar dokumentojn krisobula e Manstirit të Deçanit , e vitit 1330 e cila e ka një regjister super të saktë të familjeve në atë kohë.
Nga krisobule kuptojmë që në të dy anët e Bjeshkeve të Nemura paskan qenë 86 familje serbe dhe tri shqiptare”
Miq të nderuar , ky shkrim është i në të gjitha gjuhët e Europes dhe i shpërndar me mijëra falsifikime tjera në bibliotekat e Europes.

Mirë shumë, bile ne po ndërtojmë xhami dhe se historia nuk na intereson

Fahri Xharra,22.09.20
Gjakovë

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close