Shqipëri/“Të gjitha grupet e rrezikuara do të vaksinohen falas ndaj gripit stinor”

ATSH/ Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi mëngjesin e së martës se vaksina e gripit do të jetë e disponueshme në ditët në vijim dhe rekomandohet aplikimi i saj tek grupet e riskuara.

Gjatë një interviste televizive, Tomini u shpreh se të gjitha grupet e rrezikuara do të vaksinohen falas. Po ashtu, ajo rekomandoi prindërit që të aplikojnë vaksinën tek fëmijët për t’i mbrojtur nga gripi sezonal.

“Vaksina e gripit rekomandohet për të gjitha grupmoshat e riskut. Në ditët në vijim do të jetë në disponim edhe vaksina për të gjithë popullatën kush është i interesuar por ndërkohë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik dhe ministria e Shëndetësisë, të gjithë grupet e riskut do të mbështeten ose ndihmohen me aplikimin e vaksinës kundër gripit. Rekomandoj të gjithë prindërit me fëmijë deri në 5 vjeç të bëjnë aplikimin e vaksinës në kohën e duhur”, u shpreh Tomini.

“Vendimi për të kryer vaksinën është një vendim individual por është një rekomandim dhe një masë parandaluese ndaj Covid-19. Duke konsideruar që jemi të vaksinuar ndaj viruseve të tjerë që mban vaksina sigurisht që, do të jemi më të vëmendshëm nëse do të kemi shenja të Covid-19”, shtoi Tomini.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close