Misteri i dosjeve të Speciales

Dosje të reja sërish kanë arritur në zyrat e OVL-UÇK-së, të cilat pretendohen që janë të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagës.

Kësaj radhe, në këto dosje ka qenë edhe një draftaktakuzë, për pesë të akuzuar potencial.

Siç ka deklaruar nënkryetari i OVL-UÇL. Nasim Haradinaj, në atë  draftaktakuzë janë emrat e presidentit Hashim Thaçi e liderit të PDK-së Kadri Veselit, për të cilët me 24 qershor të këtij viti është paraqitur propozim-aktakuzë nga Specialja.

“Me këtë anglishten time të cunguar e shoh që kjo është një draftaktakuzë për pesë të akuzuar potencial që përmenden edhe emrat e tyre siç është Azem Syla, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Mirëpo këtu përmendet edhe Xhavit Haliti dhe njerëzit e tjerë të luftës”, ka thënë Haradinaj.

Lajmi.net ka dërguar pyetje tek Zyra e Prokurorit të Specializuar, për të kuptuar nëse është marrë vendimi për aktakuzë ndaj personave që janë përmendur në dosje, por ata nuk kanë dashur që të komentojnë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton këtë çështje”, ka thënë shkurt për lajmi.net, Christopher Bennett, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Kujtojmë se kjo është hera e tretë që në zyrat e OVL-UCK-së arrijnë dosje nga një person i panjohur, të cilat po thuhet se janë të Gjykatës Speciale.

Vërtetësinë e këtyre dosjeve e ka konfirmuar ditë më parë Tomë Gashi, i cili është avokat autorizuar i kësaj organizate, gjatë një konference për media, bashkë më krerët e OVL-UÇK-së.

Të gjitha dosjet që kanë arritur në OVL janë marrë nga zyrtarë të Speciales.

Organizata e OVL-UÇK-së, ka akuzuar Gjykatën Speciale në Hagë për bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë serbe, policinë hetuese dhe gjykatat në Serbi.

Ndryshe, sot më herët gjatë ditës, Specialja ka reaguar në lidhje me publikimin e dosjeve të dyshimta që po pretendohet se janë të saj.

Me anë të një komunikate për media, ky institucion ka akuzuar drejtpërdrejt OVL UÇK-në se po ndikon në drejtësi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close