Shqipëria pjesë e mekanizmit Covax /Në fazën e parë do të vaksinohen 567 mijë qytetarë

ATSH/ Qeveria shqiptare ka garantuar mbështetjen financiare për sigurimin e vaksinës antiCovid.

Shqipëria është pjesë e mekanizmit Covax që përfshin mbi 80 shtete dhe që do të garantojë aksesin tek vaksina anticovid sapo ajo të jetë e certifikuar, për të mbuluar, sipas protokolleve, 20% të popullatës në fazën e parë.

Deklarata u bë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mbrëmjen e sotme gjatë një interviste televizive.

“Në fazën e parë do të sigurohet mbulesa vaksinale për 20% të popullatës. Sigurisht që fillimisht do të vaksinohen ato që njihen si grupet e riskut, personel mjekësor, të moshuarit, ata me sëmundje kronike, etj. Vaksina do të jetë falas”, tha Manastirliu.

“Faciliteti i Kovaksit është një instrument, ku marrin pjesë 80 shtete në botë. Kjo mundëson që qeveria shqiptare të mund të marrë në dorëzim të certifikuar vaksinën ndaj koronavirusit, kur kjo e fundit të jetë gati. Janë gjithsej 9 vaksina që po testohen. Qeveria shqiptare është gati të paguajë për vaksinën e koronavirusit kur të jetë gati. Do të bëhet njëherë disbursimi i parë, ndërsa më pas do të ketë detaje në lidhje me vaksinën. Edhe OBSH po përgatitet për një korridor të vaksinave efikase. Në fazën e parë do të vaksinohen 567 mijë qytetarë. Lufta në tërë botën është që kurba të rrije në vend, s’thotë dot askush që do të zhduket pandemia’’, u shpreh më tej ajo.

Lidhur me kategoritë që do e përfitojnë vaksinën në fazën e parë, Manastirliu u shpreh se, “këto përcaktohen nga një komitet ekspertësh vaksinimi ku vlerësohet por edhe nga sugjerimet e OBSH-së, janë grupet e riskut quhen, personat me sëmundje kronike ku futet mosha e tretë, futet personeli shëndetësor që është në risk apo kategori të tjera risku”.

“Qeveria ka një plan dhe po vlerëson disa opsione. Ne nuk po lëmë të na ikë asnjë opsion nga dora që është me të vërtetë më i mirë. Popullata do të shpejtin dhe më të sigurtin sepse kur flitet për vaksinë duhet të flasim për vaksinë efektive dhe vaksinë të sigurt. Ndaj edhe ne jemi duke vlerësuar çdo mundësi, mundësia e Covaxti është mundësia më e shpejtë për të aksesuar por paralelisht në shtetet e Bashkimit Europian nëse do të jetë mundësia dhe ata do ta kenë të aksesuar vaksinën më parë se faciliteti i Covaxtit atëherë ne do të bashkëpunojmë me to dhe kemi lidhje direkte me vende siç është Polonia dhe aty kemi adresuar kërkesë për leje të vaksinës’’, tha ajo.

Më tej, ministria shtoi se qeveria shqiptare po paguan për vaksinën antiCovid.

“Vendet e BE-së janë edhe ato financuese të Covaxit dhe po e sqaroj këtu për popullatën sepse ndoshta nuk është sqaruar mirë se çfarë po bën qeveria shqiptare. Ne po paguajmë për vaksinën. Vaksina do të merret në momentin që do të jetë e sigurt, efektive dhe ne jemi pjesë e partneriteteve europiane ndërkombëtare për të aksesuar njësoj me vendet e tjera dhe për këtë qeveria shqiptare ofron të gjitha garancitë. Garanci financiare dhe për të cilën dhe ne e kemi nënshkruar këtë marrëveshje dhe do të bëhet disbursimi i transit të parë, pra është parapagim kjo gjë . Nuk është thjesht nënshkrim i një marrëveshje për të pasur, por është parapagim. Është një shumë financiare e derdhur për të siguruar aksesin ndaj vaksinës. Janë brenda edhe skuadra europiane e shteteve anëtare të Bashkimit Europian që janë edhe ata financuesit e Covaxtit dhe që do të mbështesin pikërisht në aksesin për të gjithë vendet. Nuk janë vetëm vendet në zhvillim, janë vendet e zhvilluara të cilat janë pjesë e Covaxtit dhe të cilat po financohen pikërisht akses në vaksinë menjëherë sapo ajo të jetë e certifikuar’’, u shpreh ministrja.

Manastirliu theksoi se ka një program të imunizimit, për të cilën ka indikatorë pozitë.

“Ne kemi një program të imunizimit dhe për të cilin kemi indikatorë shumë pozitivë, flas për programin e imunizimit kombëtar të fëmijëve që kemi treguar që jo vetëm kemi këtë mbulesë të vaksinimit në masën mbi 98% por tregon që kemi një zinxhirit të përhapjes të të gjithë rrjetin ftohës, pra të sigurt në mënyrë që çdo vaksinë që vjen dhe mbërrin në territorin shqiptar ka të njëjtat procedura siç është ajo e gripit ku ruhet zinxhiri ftohës, për të cilin ne kemi investuar edhe në 2019 për të përmirësuar zinxhirin ftohës dhe sigurisht që ky zinxhir i përmirësuar do të na ndihmojë edhe sa i përket vaksinës së covid ku nëpërmjet të gjithë rrjetit të qendrave shëndetësore por duke garantuar edhe pika të tjera, në mënyrë që të kemi një ecuri më të shpejtë të vaksinës për të cilët jemi duke u përgatitur me dy komitete. Pra, me komitetin strategjik që kemi të vaksinimit, gjithashtu edhe me grupet teknike që do të bëjnë të mundur edhe trajnimin e ekipeve që do ta bëjnë këtë vaksinë”, theksoi ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close