Viti i turizmit patriotik dhe rajonal:Në 20 ditët e para të shtatorit 70% të numrit të turistëve të vitit 2019

ATSH/ “Ky vit nuk do të ishte viti i turistëve të shumtë të huaj, por do të ishte vit i turizmit patriotik, pasi ishim i vetmi shtet që hapi kufijtë më 1 qershor edhe që gjatë gjithë 3 muajve të verës dhe në muajin shtator po ashtu nuk patëm asnjë cedim në mikpritjen e turistëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, po ashtu nga Mali i Zi”, – theksoi sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Në fjalën e tij në takimin e zhvilluar në Shëngjin, Lezhë “Sezoni Turistik 2020, Menaxhimi i vijës bregdetare, risia e vitit 2020”, Klosi tha se “për herë të parë në numër të konsiderueshëm patëm turistë nga Serbia nga Bosnja dhe nga rajoni e më pastaj ia arritëm që t’ia dalim që me operatorët turistikë të mos humbasim tregun polak”.

“Jemi dhe sot në vazhdim në komunikim dhe në biznes me tregun polak dhe përfituam tregun Bjellorus dhe tregun e Ukrainës, të cilët e kishin Shqipërinë destinacion të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit”, tha ministri Klosi në këtë takim.

Sipas tij, ky ishte rezultat i politikave të mira, të marra nga gjithë qeveria dhe si rezultat i koordinimit të gjithë institucioneve shtetërore, duke ndihmuar kështu biznesin e turizmit në luftën e tij të mbijetesës.

”Pra ishim në një strategji të përcaktuar qartë, strategji të dakordësuar 100% me Kryeministrin Edi Rama dhe institucionet e shëndetësisë dhe të kufirit dhe ia dolëm që të kishim një biznes që juve vetë i dini më mirë se kushdo tjetër të dhënat e numrit të vizitorëve që natyrisht nuk ishin njëlloj me asnjë moment. Nuk e harroj që ishim më poshtë se sa 2019. Por nuk ka asnjë shtet tjetër në rajon dhe më gjerë që të ketë këto shifra që kemi ne me turizmin, ku më 20 ditët e para të shtatorit kemi 70% të numrit të vitit 2019”, – theksoi Klosi.

Pra, shtoi ai, nuk ka asnjë vend tjetër që 70% e atyre që kanë hyrë në 2019 të kenë ardhur në shtator 2020.

“Plus turizmin e brendshëm ia dolëm të arrinim në pak a shumë në shifrat e 2019 për shtatorin, në gusht ishim shumë më pak ishim rreth 50% të numrit të vizitorëve që kanë vizituar Shqipërinë në 2019, por ama po ti shtojmë dhe turizmin e brendshëm që është një turizëm i konsiderueshëm që nuk cedoi”, – tha Ministri Klosi.

Lidhur me ndarjen e vijës bregdetare, Klosi u shpreh se “nuk kemi përse presim muajin mars të vitit tjetër për ta diskutuar, por ta diskutojmë që tani dhe në mars të lidhim kontratat dhe do të lidhim kontrata 5-vjeçare, në mënyrë që dhe ju të ndiheni të qetë e të sigurt në biznesin tuaj. Nuk do të ketë “toka jeme”, por secili do të zbatojë ligjin”.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se “skema e këtij viti rezultoi e suksesshme, plazhi publik dhe plazhi i menaxhuar ishin qartësisht të dallueshëm. Ishte një skemë e ndarjes së plazheve shumë e suksesshme”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close