GJYKATAT NË KOSOVË NUK ZBATOJNË PRAKTIKËN GJYQËSORE TË GJEDNJ-SË

Nga 209 aktgjykime, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është zbatuar vetëm në 20 prej tyre. Po ashtu, në vetëm 19 raste janë evidentuar vendimet e Gjykatës së Strasburgut të cilat janë aplikuar në këto aktgjykime.

Një dhëna të tilla po shihen si shqetësuese Instituti i Kosovës për Drejtësi, deri thuhet sepjesa më sfiduese për aplikimin e këtyre standardeve, janë njohuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Meqë sipas tyre, të njëjtit nuk janë të trajnuar mjaftueshëm për të aplikuar këto standarde.

Kështu thuhet në raportin e publikuar të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për aplikimin e Konventës evropiane për të drejtat e njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ehat Miftaraj nga IKD, tha se ky raport është rezultat i monitorimit sistematik të punës që bën Instituti i Kosovës për Drejtësi në sistemin e drejtësisë.

“Përderisa Republika e Kosovës përmes kushtetutës dhe ligjeve ka ndërtuar standardet më të larta për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, fatkeqësisht praktika e dëshmon të kundërtën. Si gjykatat ashtu edhe organet administrative në Kosovë nuk i marrin seriozisht dhe nuk e zbatojnë praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial dhe akademia e drejtësisë nuk kanë arritur që të trajnojnë dhe specializojnë prokurorët dhe gjyqtarët lidhur me praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejtat dhe njeriut. Gjykatësit dhe prokurorët kanë njohuri shumë të kufizuara lidhur me këtë fushë”, tha Miftaraj.

Miftaraj tha se e drejta për gjykim të arsyeshëm në kohë, është e drejta që shkelet më së shumti nga gjykatat në Kosovë. Sipas tij, institucionet e drejtësisë kanë probleme serioze me kuptimin e obligimeve të tyre në raport me kushtetutën dhe ligjin.

Ndërsa, Gëzim Shala nga IKD theksoi se rëndësia e zbatimit të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe jurispodencës së Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut konsiston në atë se Republikën e Kosovës e harmonizon me standardet e Këshillit të Evropës në fushën e drejtave të njeriut, por edhe për faktin se nuk është pjesë e KE-së.

E sikur të zbatoheshin në praktikë, Shala tha se nuk do ishte problem për Kosovën, pse nuk mund t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

” Në gjetjet e IKD-së ne kemi parë që ky përcaktim kushtetues ka mbetur vetëm në tekstin kushtetues dhe nuk është reflektuar pastaj në praktikë. Pasi se aplikimi i Konventës Evropiane dhe praktikës së Gjykatës së Strasburgut nuk e tejkalon 10 përqindëshin. Që i ka bërë këto dy despozita të injoruara nga ana e sistemit gjyqësor nga ana e Republikës së Kosovës. Me qëllim të krijimit të një tablo lidhur me aplikimin dhe mos aplikimin e të Konventës Evropiane të drejtave të njeriut dhe Gjykatës së Strasburgut ne kemi analizuar gjithsej 209 aktgjykime”, ka theksuar Shala.

Injorimi i Konventës dhe zbatimit të Gjykatës së Strasburgut, Shala tha se paraqet injorim të vet Kushtetutës së Kosovës. Sipas tij, gjetjet e IKD-së në 209 aktgjykimet e analizuara janë shqetësuese.

“ Të gjeturat e IKD-së janë shqetësuese, për arsye se nga 209 aktgjykimet, Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut është zbatuar në vetëm 20 raste. Që do të thotë në përqindje i bie që 9,56 për qind. Derisa nuk është zbatuar në 90, 56 për qind. Që paraqet një injorim të kësaj konvente për arsye që e njëjta ka fuqi kushtetuese dhe ka fuqi mbi secilin ligj tjetër. Ndërsa sa i përket praktikës së Gjykatës së Strasburgut gjetjet e IKD-së janë pothuajse edhe më shqetësuese. Për faktin se nga 209 rastet e analizuara, në vetëm 19 raste evidentohen vendimet e Gjykatës së Strasburgut të cilat janë aplikuara në këto aktgjykime. Që në përqindje i bie 9,09 për qind”, theksoi ai.

Ndër tjera, Shala tha se në Gjykatën e Apelit në të gjitha rastet e analizuara nuk është evidentuar asnjë rast i vetëm kur është aplikuar Konventa Evropiane apo ndonjë vendim i caktuar i Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Pjesa më sfiduese për aplikimin e këtyre standardeve, sipas Gëzim Shalës janë njohuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Meqë siç thotë ai, të njëjtit nuk janë të trajnuar mjaftueshëm për të aplikuar këto standarde.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close