Shkencë & Life

Finlandë me qen të stërvitur për të detektuar personat që janë të infektuar

Qentë që nuhasin lëndë narkotike dhe gjësende tjera që konsiderohen ilegale për transportim nëpër aeroporte, është diçka që prej kohësh jemi mësuar të shohim, shkruan BBC-i.

Por zyrtarë të aeroportit “Vantaa” të Helsinkit, Finlandë, kanë filluar t’i shfrytëzojnë qentë e stërtvitur (që të nuhasin) personat që janë të infektuar me COVID-19.

Një ekip vullnetarësh janë duke trajnuar 15 qen dhe 10 instruktorë si pjesë e një programi hulumtues. Qentë mund të detektojnë coronavirusin në trupin e njerëzve pesë ditë para se ata të zhvillojnë simptoma të theksuara, ka bërë të ditur Anna Hielm-Bjorkman, profesoreshë nga universiteti i Helsinkit.

“Ata janë shumë të mirë në detektimin e coronavirusit. Janë shumë afër 100 përqindëshit sa i përket detektimit të COVID-19”, ka shtuar Hielm-Bjorkman.

Pasagjerëve u kërkohet që të “fshijnë” qafën me një rrobë, e cila më pas vendoset në një kanaçe dhe qeni fillon ta nuhas. Ky test realizohet për më pak se një minutë.

Share:
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close