Hartë e Arbërisë mesjetare

Ndër qendrat e rëndësishme mesjetare është paraqitur edhe Blinishti i Mirditës, qendër e familjes fisnike arbërore Blinishti (shek. XIII-XIV).

Sipas Theodor Ippen, në “Mbretëri e Shqipërisë, 1267-1373”, botuar në “Dituria” në vitin 1928: Zotërimet fillestare të Blinishtëve shtriheshin në krahinën e Mirditës.

Fillimisht ata zotëronin territoret midis Gjadrit në Perëndim dhe Malit të Shenjtë të Oroshit në Lindje. Me kalimin e kohës familja e Blinishtëve u fuqizua, duke i shtrirë zotërimet e tyre nga Mirdita deri në Ulqin e Danjë. Sipas albanologut kroat M. Sufflay, Blinishti i Mirditës ishte qendra politike e kësaj familje fisnike.

Ndërsa në “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërise, viti 1985, thuhet; “Blinishti, është vendbanim i lashtë. Vendbanim i familjes fisnike arbërore Blinishti (shek. XIII). Në Bukël të Blinishtit, në vitin 1963 është zbuluar një varrezë arbërore e shek. VI-VIII pas. Kr. Kultura materiale e varrezës është e ngjashme me kulturën e Komanit dhe të varrezave të tjera arbërore. Këtu ndodhet edhe Shën Pali, vendbanim i lashtë i Mirditës.”

Në revistën periodike “Hylli i Dritës”, botim i vitit 1934, ndër të tjera thuhet: “Shën Pali i Mirditës, motit qytezë, e pat emrin prej një manastiri të madhnueshëm Benediktinësh të kushtuem Shën Palit. Afër rrënimeve të këtij manastiri qysh motit e deri në kohët tona, mbahen mbledhjet e përbashkëta të flamujve. “

Në librin “Situata e kishës në Shqipërinë paraturke. Zona e depërtimit ortodoks në ‘digen’ katolike”, albanologu Milan Sufflay, do të shkruante: “Midis Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël, sipër kështjellave të zotëve të Blinishtëve dhe Përlatëve, në krahinën e mëvonshme Dukagjin, brenda elementit të pastër shqiptar të mirditorëve, ndodhej një qendër katolike. Ky manastir ishte Shën Pali i Pultit (S. Paulus Polatensis)….”

| MIRDITA: Histori dhe aktualitet |

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close