LUFTË PA POLITIKË

Kosova pagoi shumë shtrenjtë kryengritjen pa politik më 1912 ?!
Kryengritësit shqiptarë çliruan Shkupin në Gusht 1912 , pasi shterruan ushqimet në kazermat otomane , pas 10 ditësh braktisën Shkupin ?! Në munges të programit politik secili veproi sipas ,, vijës ” së vetë ,, politike ” ?!

Isa Begu me regrutet e vet ,, ia therri ” për Selanik për ta liruar nga burgu një sulltan anadollak ?! Edhe Bajram Daklani ,, ia therri ” për malësi të Gjakovës për të ,, lëshuar bagëtinë në kullosa ” . I vetëm ,, hu kalli vetëm ” mbeti Hasan Prishtina tek ura e gurit mbi Vardar . Në Tetor 1912 , ushtria serbe ,, çliroi ” Shkupin pa e ,, shkrepur as një plumbë ” sepse tani më s’kishte as një kryengritës , s’kishte as pushtet politik , Shkupi ishte një Terra Nullius …

Luftë pa politikë fatkeqësisht u përserit edhe gjatë luftës çlirimtare 1998 / 1999 . LPK -ja themeloi UÇK -n , por nuk themeloi mekanizmin politik , që do vepronte jo vetëm në prapavijë të istikamëve të UÇK-s . Zbrazësia politike vertikalisht dhe horizontalisht në mbështetje të luftës çlirimtare u krijoi hapësirë veprimi forcave të errëta kapitullantësh kundër luftës çlirimtare .Përderisa efektivat e UÇK , përballeshin me makinerinë terroriste serbe , makineria e luftës speciale në prapavij gozhdonte dhe stigmatizonte luftën çlirimtare të UÇK -s !? Pikërisht veprimtaria subverzive e luftës speciale kundër UÇK -s ka rezulltuar me Gjykatën Speciale për ta ,, pastruar ” luftën çlirimtare . Shtrenjtë , shumë shtrenjtë po paguan Republika e Kosovës luftën pa politikë …

/Nga Ragip Shala

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close