Plisi ( qeleshja ) “ qenka” i serbëve ? (1)

shkruan Fahri Xharra

“Rruga e nisur ishte ajo e duhura dhe ishte vërtetë evolutive, por pa ditur se ç`bëjmë dhe si t`ia bëjmë, ajo ka mbetur në vend, dhe kështu po shkojmë drejt një involucioni rraskapitës dhe vetsgjësuaes. Ne duhej të ndërtonim në themel të fortë. në shkëmb, që të qëndrojë e të mos vijë uji e ta na merrë. Ose drurin që nuk e kemi mbjellur vet, lehtë do të na e shkulin me rrënjë”
Këto fjalë ishin si hyerje për politikën, gjuhën, historinë dhe ardhmërinë tonë që si duket është duke u shkulur me rrënjë.
Heshtja e jonë kolektive, dhe mashtrim që na u bë si duket do të jenë vetasgjësues, një vetshkatërrim që as që po e vërejmë, por ai po e gërryen me rrënjë çdo gjë shqiptare.
Ju kujtohet lahuta shkoi në Serbi, çiftelia shkoi në Iran,
“Eposi i kreshnikëve” u varros në heshtjen tonë. Radhën e kanë xhubleta dhe tani edhe plisi.
Kur lexova në shkrimet serbe se plisi na qenka “gjithë- ballkanik”, apo më saktë na qenka “serbo- pellazg”, rash në dy gjuj duke mos ditur të gjej fajtorin e kësaj “humbjeje”.

Interesante qënka jeta dhe historia e saj, plisin që as “grekët” e as romakët nuk u munduan ta bënin të vetin, bile as turku gjatë gjshtqindvjetshit mbi ne , tani ia “arrijnë “ serbët’
“Lueje shqiptar kryet e bullit” nëse mundesh ! Shkrimi që më ka goditur më së shumti dhe që është më bindësi për boten e pa informuar, për botë dashakeqe është
“ЧЕЧЕ – СТАРОБАЛКАНСКА БЕЛА ВУНЕНА КАПА”

( Plisi- kapuç i vjetër ballkaninik nga leshi i bardhë ) , të shkruar nga Milosh Nikolajeviq.
E mendova se si t`i përgjigjëm këtij ia shtuquajtur “njeri i civilizuar “ duke e ditur që përveq lexuesit tim besnik, askush tjetër nga qarqet e larta institucionale nuk do e hapë gojë, Jo të më shprehin fjalë miradije për mua por të dalin me komente dhe shkrime akademike dhe t`i botojnë në të gjuhët e njohura të Europës për ta hedhur teorinë serbe të përvetësimit të një gjëje që nuk është e tyre, dhe që heshtja është aprovim , pajtim atëherë plisi i shenjt mbetet serb.
“ Të gjithë e njohim kapuqin e bardhë shqiptar- Keqe, e dimë që është pjesë e traditës dhe e kulturës së popopullit shqiptar – e fillon shkrimin , autori serb, e dimë gjithashtu për fotografitë e Shqiptarëve, ballistëve dhe kaçakëve të cilët nëpermjet ushtrive okupuese i nbysin serbë në Kosovë e Metohi”- e vazhdon studjuesi me vaj dhe dhëmbshuri shkrimin e tij. Duke u nisur nga kjo duhen të bëhen shumë hulumtime për shqiptarët dhe Shqipërinë, kulturën e tyre, traditat , folklorin e posaqërisht veshjet popullore, të cilat janë vjedhura nga ne”

Si guxon ky njeri të shkruan në këtë mënyrë , duke e ditur se absolutisht gënjen, por e ka një bazë; sa pëqind të pleqve sot e mbajnë plisin dhe në vend të tij atë të haxhillykit ?

Shkrimi nuk mbaron me kaq por ai e vazhdon”Me argumente të shkruara si dhe me foto-argumente do iu tregojmë që kapuqi i bardhë tradicional- që njohet si keqe ( plis fxh) nuk është shqiptar por pasuri kulturore shumë e lashtë paraserbe-pellazgjike, e cila nga mos dituria, mos njohja e së vërtetës ao është errësuar dhe harruar edhe nga serbët “

Pra plisi po i çet pellazgët në dritë ( pellazgët që mohohen nga akademitë i thënçin shqiptare) por si trashëgimi serbe.

Pjesa e dytë : Vërtetë i kujt është plisi ?

Fahri Xharra, 26.09.20
Gjakovë

 

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close