27 Shtator 1938 – Presidenti amerikan Roosevelt apelon ndaj Hitlerit për paqe

Franklin Roosevelt, i shkruan një letër kancelarit gjerman, Adolf Hitler, lidhur me rrezikun e shpërthimit të luftës në Evropë. Kancelari gjerman, po kërcënonte të pushtonte krahinën e Sudeteve në Çekosllovaki, dhe në letrën e tij të dytë drejtuar Hitlerit, Roosevelt përsërit nevojën për të gjetur një zgjidhje paqësore mbi këtë çështje.

Hitleri u përgjigj se Gjermania kishte të drejtë të aneksonte këtë rajon, për shkak të mënyrës “së turpshme” përmes së cilës Traktati i Versajës, që i kishte dhënë fund Luftës së Parë Botërore, e kishte shndërruar Gjermaninë një “shtet të dorës së dytë” në mesin e bashkësisë së kombeve. Traktati ia kishte dhënë Sudetet, një territor që besohej nga Hitleri dhe shumë nga mbështetësit e tij, se ishte në thekb gjerman, Çekosllovakisë.

Prandaj, arsyetonte Hitleri, pushtimi gjerman i Sudeteve qe i justifikuar, pasi aneksimi nga Gjermania do të thoshte thjesht rrikthimin e krahinës në rrënjët e saj kulturore dhe historike. Hitleri e siguroi Roosevelt-in se donte të shmangte një tjetër luftë në shkallë të gjerë në Evropë. Rosevelt sugjeroi nga ana e tij mbajtjen e nje conference ndërkombëtare me pjesëmarrjen e të gjitha kombeve të interesuara, që konflikti të mbyllej sa më shpejt që të ishte e mundur, ndërsa e siguroi Hitlerin se SHBA-ja do mbetej neutrale në raport me politikën evropiane.

Në fund, Fyhreri shpërfilli kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për një zgjidhje paqësore, dhe e pushtoi Çekosllovakinë në marsin e vitit 1939, akti i parë në përpjekjen e Hitlerit për të vënë nën kontrollin e tij Evropën, dhe për të krijuar “Rajhun e Tretë” të epërsisë gjeopolitike gjermane.

 

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close