Albin Kurti (LVV): Keqmenaxhimi i pandemisë po i kushton Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke komentuar mini-shengenin, ka deklaruar se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë në Jugosllavinë e katërt do të jenë vetëm konsumator të mallrave serbe dhe do të shpresojnë të marrin tarifa rrugore prej kamionëve të Serbisë dhe prodhuesit tonë do të mbesin të pambrojtur.

Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, të mbajtur online, tha se derisa vendet e rajonit dhe shumë vende në botë, kanë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, në Kosovë është një pushtet uzurpator që i frikësohet zgjedhjeve.

“Këtu të ne kemi përball një pushtet uzurpator të Qeverisë Koti e të kinëse opozitës PDK, të cilët kanë frikë nga zgjedhjet e nga demokracia, pra ata që dikur e frikësonin popullit, tash i frikësohen zgjedhjeve. Jo vetëm që nuk guxojnë për zgjedhje të përgjithshme, por nuk guxojnë as për zgjedhje në komunën e Besianës, ku po i vonojnë e po i spostojnë ato. Ata janë të vetëdijshëm që kurdo e kudo që shpallen zgjedhjet qendrore apo lokale, pushteti i tyre do të zvogëlohet drejt tretjes sepse ka ardhur koha e Vetëvendosjes”, tha Kurti. 

Kurti tha se Hoti po ngutet të shkruaj çdogjë të hap çdo temë duke e degraduar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Është hera e parë që një qeveri kosovare merr anë në zgjedhjet amerikane dhe rreshtohet qind për qind pas njërit kandidat dhe kundër tjetrit a thua se e dinë paraprakisht se kush do të fitojë në zgjedhjet në Amerikë. Jo vetëm që rreshtohen në fushatë pas Trampit por pranojnë edhe të nënshkruajnë koncensionin më të mëdha që iu janë bërë Serbisë prej Kosovës, qysh prej pasluftës……shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë në këtë Jugosllavi të katërt do të jenë vetëm konsumator të mallrave serbe e do të shpresojnë të marrin tarifa rrugore prej kamionëve të Serbisë, sepse prodhuesit tanë do të mbesin të pambrojtur e shteti nuk do të ketë mundësi të nxisë ekonominë vendore. Serbia veç këtyre fitojë edhe rehabilitimin e plotë para syve të Amerikës, kishte dekada që një president i Serbisë nuk shkonte në Shtëpinë e Bardh e tash e dërguan dhe e mundësuan këta një…ky koti u bo qëlim i kuq për Vuçiqin e Serbisë“, tha ai, duke numëruar të drejtat që fitojë Serbia në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.

Sipas tij, keqmenaxhimi i pandemisë po i kushton Kosovës, ku sipas përllogaritjeve në rastin më optimist 12% e qytetarëve do të mbesin pa punë, ndërsa, në rastin më pesimist, nëse do të ketë një valë të dytë, ky numër do të shkojë deri në 40 %.

“Asnjë masë dhe asnjë plan nuk paraqet qeveria për t’u ballafaquar me krizë ekonomike të përmasave të mëdha, përkundrazi bën lëvizje të pa arsyeshme duke prekur Fondin e kursimet pensionale. Ky hap i rrezikshëm nuk i ndihmon njerëzit sepse shumica ka pak kursime pensionale…. Ky veprim synohet vetëm që t’ia hap qeverisë rrugën për të vjedhur edhe kursimet pensionale“, tha ai.

Ai foli për zgjedhjet e brendshme në VV, ku tha se po bëjnë reforma të mëdha që do të rezultojnë me forumin e gruar dhe rinisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close