Ambasadori izraelit në Beograd: E kemi njohur Kosovën, ende jo teknikisht

Shumëkush në Kosovë tashmë ka ngritur pikëpyetjet në lidhje me njërën nga pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit në SHBA, ku flitet për njohjen nga Izraeli.

Këta të fundit, ende nuk kanë ndërmarrë veprime zyrtare diplomatike për njohjen e Kosovës, përveç premtimit që në të ardhmen do ta bëjnë një gjë të tillë. Mirëpo, kjo tashmë është veç punë e kryer.

Mediat serbe kanë publikuar sonte një titull të intervistës së ambasadorit izraelit në Beograd, Jahel Villan, dhënë gazetës “Politika”.

Në intervistën që ai ka dhënë për këtë gazetë citohen: “Duke pasur parasysh se në Serbi ekziston ideja se ndoshta kjo ende nuk është përfundimtare, në një intervistë televizive para disa ditësh kam dashur t’i qartësoj gjërat duke theksuar se e kemi pranuar Kosovën më 4 shtator. Kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme të Izraelit atë ditë e kanë përkrahur marrëveshjen e Uashingtonit. Kjo nuk është konkretizuar me informatat tjera të cilat më vonë janë paraqitur – e kemi pranuar, por gjërat teknike ende nuk janë publikuar”. Vilan tutje ka shtuar se nuk pret që kjo çështje të ndikojë në raportet ndërmjet Izraelit dhe Serbisë..

Kujtojmë, se si pjesë e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, Kosova përveç njohjes reciproke me Izraelin, është e obliguar që ambasadën në këtë shtet, të hap në Jerusalem, territor ky i kontestuar nga palestinezët.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close