Vërtetë i kujt është plisi ? ( 2 )

shkruan Fahri Xharra

(Fotografitë në këtë shkrim janë të një vlere të madhe- të cila na janë fshehur fxh)

Pra, kjo është pjesa e dytë e shkrimit “ Qeleshja qenka e serbëve”, me të cilën deshta të zgjoj debat për heshtjen tonë dhe mohimin e vetvetës dhe historisë sonë. Kjo heshtje dhe kjo dukuri e tjetësimit të vetvets është aq e rrezikshme , sa që iu jep mundësinë edhe armiqve që me anë të propagandës së tyre të na shlyejnë nga hartat demografike si populli më i vjetër i botës, i ardhur rishtas pa kulturë dhe trashëgimi duke e “ huazuar “ etnografinë, historinë dhe të kaluarën tonë prej serbëve.

Po e përseris vjalë e artë ;” Që vetem shkrimi mbetet” dhe ai është dëshmitar i së mirës dhe së keqes.
Pra Milan Nikolajeviqi ne shkrimin e tij : “ ЧЕЧЕ – СТАРОБАЛКАНСКА БЕЛА ВУНЕНА КАПА “ edhe këto i shkruan : Plisin e bardhë e morrën shqiptarët shumë vonë, pas përzierjes me serb në hapësirat e Shqiperisë së sotme Veriore,Kosovë dhe Metohisë dhe Maqedonisë Perëndimore.Në këta anë deri në gjysmen e parë te shekullit 20 –t, plisi është përdorur nga fiset serbe të Malit të Zi ((Васојевићи, Ровци, Дробњаци, Кучи, Морачани…), në Gorë dhe dhe Zhupën afër Prizrenit në Metohi, si edhe nga Kjakët dhe Bersjakët në Maqedoninë perëndimore . Me gjithë këte vërtetohet që fjala është për një element tradicional popullor të serbëve të lashtë”

E shihni pra, jo vetëm plisi por edhe ne nuk egzistonim ? Heshtni shqiptar , heshtni !

“ Historiani serb shkruan e vazhdon:” prejardhja e Plisit në një mënyrë është e panjohur, sepse në lashtësi e banin të gjithë. Besohet se që nga hapsirat e Levantit, duke i falënderuar shtrirjes së gjer të sllavëve ballkanik, vihet në përfundim që plisi rrjedh nga proto sllavët- Pellazgët “

E kam një pyetje për akademikët e Shqipërisë së pari por edhe ata të Kosovës : Kush janë trashëgimtarët e pellazgëve, serbët apo ne shqiptarë ?
Më falni se harrova të iu pyes së pari : a kishte pellazg në lashtësi apo jo ?
Fotografia me vlerëshmja , ku shihet kurorizimi i Stefan Nemanit- një mbret ortodoks shqiptar – plisi djathts (Крунисање Стефана Дечанског )

Shkojmë më tutje me fjalët e historisë serbe : “ Që plisi nuk ishte veshje shqiptarësh ( por edhe asgjë nga kompleti i veshjeve) flasin shumë ikona dhe freska, si dhe monumentet antik të kultures Ilire,Thrakase, Helene…. si dhe fakti që shqiptarët nuk janë popull ballkanik dhe që me popujt e vjetër që sot janë fqinj të tyre , nuk e kanë as një pikë të përbashkët . historike”

E shihni pra që po “vërtetohen” fjalët e dr, Hasan Kaleshit dhe hoxhallarëve tanë kur endo thonë që thoshin se ne kemi ardhur me turkun në shekullin 14-të dhe së këtu nuk kishta jo më shumë se 1% shqiptar të më herëshëm. Hasan Kaleshi ne vitin 1972 në Stamboll e ka mohuar prejardhjen tonë ilire .
Sa jemi popull normal dhe sa i kemi shkencëtarët e lashtësisë normal që kur kështu flitej, na e sollën edhe Schmittin për të na bindur që na nuk kemi vazhdimësi nga ilirët , etj, plus edhe e bëmë anëtar nderi të Akademisë sonë

Nuk dua të shkoj më shumë se i tejkalon kufijt e një shkrimi publicistik, dhe nuk dua ta nervozohveten e juve me gënjeshtrat serbe.

Nga ky shkrim shumë i gjatë mund të nxjerrim diçka të dobishme; serbët pas 800 xhamive të ndertuara në 20 vjetët e fundit në Kosovë, dhe po aq edhe në Shqipëri , se për Maqedoni mos të flasim kanë mendura se të gjithë jemi turqizuar ( ashtu dukeshim), bile dhe Kryetari i Kosovës pa fije turpi deklaroi që në Kosovë jemi 95 % musliman, atëher e ndien vetën të lirë që të postojnë fotografi freskash të kishave ortodokse “serbe” ku shihen të gjithë të shenjtit “serb’ me plisa , ose të rrethuar nga shqiptarët me plisa.

Një Akademi e mençur vetëm me anën e këtyre fotove mund të kërkon anulimin publik të pronësisë serbe mbi ksiht e Kosovës të nënshkruar nga politikanët tonë, trima në luftë por shumë të dobët dhe të dobët në paqë.

Shpresoj, për ata që shkruajnë dhe të tjerët që fotot mund t`i shpërndajnë, dhe t`i vendosin në faqet e tyre të fcb-s, që të shihet se kush ishte dhe është kush

Fahri Xharra,28.09.20
Gjakovë

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close