Avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij.

Ai i ka thënë gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, se Haradinaj nuk është i akuzuar për krime lufte, ndërkohë që Gjykata Speciale është për të hetuar krimet e luftës, andaj sipas tij, gjykata nuk ka juridiksion për akuzat ndaj klientit të tij.

“Kam dorëzuar mocion paraprak për hedhjen poshtë për hedhjen poshtë të akuzave dhe lirim të menjëhershëm, zyra e prokurorit sapo tha se do të bëhet proces i shpejtë dhe do të përpunohet aktakuza. Unë nuk kam dëgjuar një datë prej tyre. Klienti im nuk është akuzuar për krime lufte, ky është një tribunal për krime lufte, në parashtrimin tim që i kam dorëzuar gjykatës. Nuk ka kjo gjykatë juridiksion për këto akuza kundër klientit tim”, tha avokati i Haradinajt.

Mbrojtja kërkoi nga gjykatësi të hedhë poshtë akuzat nga Haradinajt, të vendosë që akuzat nuk janë brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara dhe të lirojë Nasim Haradinajn menjëherë nga paraburgimi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close