Brenda 24 orëve ngriten 120 aktakuza kundër 134 personave

Për vepra të ndryshme, Prokuroria e Shtetit ka ngritur 120 aktakuza kundër 134 personave.

Bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, brenda 48 orëve janë ndaluar 15 persona dhe ndaj pesë personave është caktuar masa e paraburgimit, të dyshuar për vepra të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuar janë dërguar në ndalim. Gjithashtu, janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza, kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close