Deputeti Etem Arifi iu dorëzohet organeve të drejtësisë

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka konfirmuar se deputeti Etem Arifi është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Ai ka thënë se deputeti është vet dorëzuar.

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Arifi deri tash ndodhej në arrati.

Ndryshe, vota e deputetit Arifi ishte e 61-ta për formimin e Qeverisë Hoti, e që është minimumi i votave të deputetëve për formimin e një qeverie.

Pasi dënimi ndaj tij u bë i plotfuqishëm, Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar rastin në Kushtetuese duke kontestuar kushtetutshmërinë e mandatit të tij, për të cilin rast ende nuk është vendosur.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close