Komandanti i KFOR-it, Risi: Formimi i asociacionit është çështje diskutabile

Komandanti i KFOR-it gjeneral-major Michele Risi ka deklaruar gjatë një konference të Fondacionit të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s në Romë, se formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe është çështje e diskutueshme e cila bart në vete një rrezik të caktuar.

“Një pikë shumë e diskutueshme në dialog, ka të bëjë me formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe dhe çfarë funksioni dhe fuqie ekzekutive do t’i caktohet asaj. Disa përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës, paralajmëruan për rrezikun e ‘bosnjëzimit’ të Kosovës, i cili do të mund të rrezikonte etnitetin shtetëror të Kosovës”, tha Risi.

Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se formimi i asociacionit është një temë tashmë e mbyllur.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se asociacioni i komunave me shumicë serbe në 23 nene është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close