Presidenti serb Vuçiq: Çfarë është nënshkruar në Bruksel do të implementohet

Presidenti serb do implementim të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, por jo që ky mekanizëm të funksionalizohet sipas ligjeve të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se çdo marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel në mes të Kosovës e Serbisë do të implementohet, por implementimi nuk do të bëhet me rregulla të Kosovës.

Vuçiq po i referohej Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosove, për të cilin qeveria kosovare ka thënë se do të funksionalizohet, por duke ndjekur linjën kushtetuese të Kosovës, njofton Insajderi.

Presidentin serb e ka penguar kjo qasje. Ka thënë se poqë se tentohet zbatimi i marrëveshjeve duke shikuar rregullat veç e veç, atëherë gjithçka do të mbetet po u implementuar meqë do të ketë mospajtime, njofton Tanjug.

“Nëse gjithçka shikohet në atë mënyrë; ‘duhet të jetë në përputhje me rregulloren e Prishtinës ose Beogradit, pa ndryshuar asgjë’, atëherë është e pamundur të arrijmë ndonjë kompromis”, tha Vuçiq.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close