12 miliardë lekë mbështetje nga qeveria për të prekurit në vendin e punës nga vala goditëse e COVID-19

/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot shumat e paguara nga qeveria si mbështetje direkte për të prekurit në vendin e punës nga vala goditëse e COVID-19 gjatë muajve të mbylljes së madhe.

Rama thekson se, janë paguar 12 mld lekë për 237 883 të punësuar në 82 089 biznese.

Rama shprehet se në paketën e parë janë paguar 5.1 mld lekë, për 65 361 individë në 38 840 biznese.

Ndërsa për paketën e dytë thotë Rama, janë paguar 6.9 mld lekë për 172 522 individë për 43 249 biznese.

“Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna të nxjerra nga thesari i shtetit, për shumat e paguara nga qeveria si mbështetje direkte për të prekurit në vendin e punës nga vala goditëse e COVID-19 gjatë muajve të mbylljes së madhe, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close