EBA: Anije kozmike në Hënë në 2024

ATSH-ANSA/ – Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë njoftuar se kanë nisur një projekt të ri për të eksploruar Hënën dhe planifikojnë të zbarkojnë një anije kozmike pa pilot mbi sipërfaqen e saj në 2024-n.

Guvernatori i Emiratit të Dubait, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, shkroi në Twitter se anija do të quhej “Rashid” për nder të babait të tij të ndjerë, ndërtuesi i rilindjes së Dubait.

Ai shtoi se ”Emiratet e Bashkuara Arabe, nëse do të kenë sukses, do të jenë kombi i katërt në botë që do të ketë anije kozmike të zbarkuar në Hënë dhe shteti i parë arab që e bën këtë”.

Emiratet e Bashkuara Arabe nisën me sukses eksploruesin “Hope” nga Japonia në korrik, duke shënuar misionin e parë ndërplanetar të botës arabe.

Anijes do t’i duhet të paktën shtatë muaj për të arritur Marsin, ku duhet të kalojë dy vjet në orbitë, duke kapur imazhe dhe duke studiuar atmosferën e planetit dhe ndryshimin e stinëve./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close