Inteligjenca Artificiale projekton qeliza joekzistente

ATSH-ANSA/ – Inteligjenca Artificiale ka mësuar të projektojë qeliza që nuk ekzistojnë në natyrë: pas superkompjuterëve, ajo është aleatja e re e biologjisë sintetike, e cila premton aplikime të shumta, nga prodhimi i ilaçeve në atë të biokarburanteve.

Kjo demonstrohet nga dy studime të botuara në revistën ”Nature Communications”, nga studiuesit në Laboratorin Kombëtar ”Lawrence Berkeley” në SHBA.

Algoritmi i tyre i ri, i quajtur ”Automated Recommendation Tool (Art)”, është në gjendje të parashikojë se si ndryshimet e caktuara në ADN-në e një qelize ose proceset biokimike mund të ndryshojnë sjelljen e saj.

“Mundësitë janë revolucionare”, thotë koordinatori i studimit, Hector Garcia Martin.

“Tani bioinxhinieria është një proces shumë i ngadaltë: u deshën vite për të krijuar ilaçin antimalarik”, shtoi ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close