Ironia e debatit Trump – Biden

Nga Bleron Baraliu

Ne siperfaqe, Trump mberriti ne debat i mllefosur dhe filloi gjithcka me nje stil alla debateve te zhurmshme ne Shqipni e jo si i ka hije historikisht ketij debati, dhe keshtu Biden ishte ne pozicion te favorshem qysh nga fillimi. Por edhe Biden u zhyt ne llumin e debatit shume shpejte, duke krijuar nje reagim zhgenjimi nga votuesit e pavendosur. Ne rrafsh moral e intelektual, ma merr mendja qe Biden doli fitues…

Por, Trump ka fituar me shume nga debati sepse kjo lloj gjuhe dhe rremuje i konvenon atij dukshem dhe veq sa solidifikon bazen e tij. Nese Biden i duhej te solidifikonte vota dhe energji te shtuar per te mbyllur avantazhin qe ka ne sondazhe, kete kurrsesi nuk e beri – prandaj mendoj se ishte humbes i madh i debatit nga perspektiva e ‘lost opportunity’! Per te kuptuar kete duhet analizuar si fitohen zgjedhjet ne ShBA dhe sa te besueshme jane sondazhet, sidomos ne raport me cfare na ka mesuar 2016 – dhe ne kete drejtim mendoj se kampi Trump do te ndahet i kenaqur nga sa kane arritu ne raport me pritshmerine dhe edhe me shume nga sa nuk ka arritur Biden perkunder gadishmerise se ulet te Trump per debatin sonte.

Ne anen pozitive Biden ishte me i kthjellet se qe ishte pritur/jemi mesuar ta shohim, dhe i gatshem per beteje. Ne debatin e ardhshem do te jete favorit – por rreziku ketu eshte qe Trump te jete shume me i pergaditur, sepse ai gjithmone preferon luften si underdog, dhe te permbys betejen si me Hillaryn.

Per momentin vleresoj se probabiliteti per fitore eshte ne favor te Trump por pothuajse baras te 50%, dhe dy javet ne vazhdim do te jene kyce per te kuptuar se cili kandidat do te triumfoj – edhe pse Biden eshte dukshem para ne sondazhe te thjeshta…

s.p.d. bastoret e kane Trump 41%, Biden 59%

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close