Pse janë mbyllur 12 subjekte politike këtë vit

12 subjekte politike janë mbyllur këtë vit për shkak se nuk i kanë kryer obligimet e tyre, kanë bërë të ditur nga KQZ’ja

KQZ është duke diskutuar me partitë politike mbi kryerjen e obligimeve ndaj këtij institucioni dhe sfidën që ka sjell pandemia.

Nga subjektet e vogla këtu u kërkua që të mos obligohen që të bëjnë raportime financiare meqenëse nuk financohen nga buxheti i shtetit. Porse diçka e tillë është e pamundur për KQZ meqenëse. Sipas tyre duhet të dihet secila shumë se si mbahen subjektet çka është e përcaktuar edhe me ligj.

Subjektet e vogla kanë kërkuar poashtu ulje të pragut zgjedhor që aktualisht është 5 përqind.

Por këtë KQZ rekomandoi që subjektet të bëjnë rekomandime në Kuvend, aty ku është edhe Ligji për financimin e partive politike.

E nga partitë e mëdha u tha që të mos detyrohen të raportojnë vlera të vogla deri në 100 euro sepse diçka e tillë po u duhet të bëjnë çdo ditë.

KQZ sot ka njoftuar se si shkak i krizës së pandemisë ka shtyrë afatet për raportet financiare.

Në mbledhjen që po mbahet është kërkuar që të lejohet votimi elektronik në zgjedhjet lokale, porse KQZ ka njoftuar se ligji aktual nuk e lejon një gjë të tillë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close