Berset: Zvicra po hyn në një fazë delikate të COVID-19

ATSH-AFP/ – Zvicra, ku tubimet e më shumë se 1 000 personave janë sërish të autorizuara, që nga ky muaj, po hyn në një fazë delikate të epidemisë së COVID-19, tha sot ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.

“Popullata duhet të jetë e kujdesshme përballë epidemisë, e cila vazhdon të ndërlikojë jetën tonë”, tha ai në një mesazh të shkurtër video, të postuar në Twitter.

Berset theksoi, gjithashtu, rëndësinë e respektimit të gjesteve pengesë për virusin dhe shpjegoi se, në rast infektimi, jo domosdoshmërisht është bërë ndonjë gjë gabim, mund të ndodhë.

Zvicra, e cila ka rreth 8,5 milionë banorë, nuk ka vendosur kurrë kufizime të rrepta, si vendet e tjera europiane dhe ato janë hequr gradualisht që nga 27 prilli./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close