Disa të dhëna për krahinën e Mirditës në vitet 20-30, sipas botimeve të institucioneve të kohës.

Popullsia e krahinës së Mirditës në vitin 1927, sipas ndarjeve administrative.

• Krahinaria e Oroshit, 3 fshatra me 241 shtëpi dhe 1681 banorë.
• Krahinaria e Spaçit, 18 fshatra me 709 shtëpi dhe 5018 banorë.
• Krahinaria e Kuzhnenit, 3 fshatra me 320 shtëpi dhe 2136 banorë (Flamuri i Kuzhnenit ka këto fshatra qëndrore: Kuzhnen, Blinisht, Pshqesh, Ndërfanë, Gjegjan dhe Simon, por me sa duket autori i ka përfshirë në 3 bashkime fshatrash, ashtu siç ka përfshirë edhe fshatrat e zones së Oroshit).
• Krahinaria e Fanit, 7 fshatra me 482 shtëpi dhe 3016 banorë.
• Krahinaria e Dibrit, 15 fshatra me 631 shtëpi dhe 4463 banorë.
• Krahinaria e Kthellës (Selitë, Kthellë dhe Rrazë), 15 katunde me 1176 shtëpi dhe 9443 banorë.
• Krahinaria e Malësisë së Lezhës (Kryezez, Bulger, Velë dhe Manati), 24 fshatra me 553 shtëpi dhe 3208 banorë.

Në vitin 1927, krahina e Mirditës kishte 4112 shtëpi me 28965 banorë.

Në disa zona të rëndësishme të krahinës (disa prej tyre qendra administrative) në vitet 20-30, ishin vendosur Postë-Komanda: Malaj, Përlat, Selitë, Rubik, Ungrej, Simon, Ndërfushaz, Spaç, Fanë, Orosh, Fush-Arrës, Kaçinar, Qafë-Mali, Gomsiqe, Vig, Korthpulë dhe Kreshtë. Ndërsa në Shpal ishte Postë-Telegrafi.

Pos shkollave të tjera në krahinë, në vitin 1926 u hap Internati “Mirdita” në Orosh dhe në vitin 1927-1928 u hap konvikti fillor në Rubik. Gjithashtu ishin ndërtuar disa Ura: Rubik, mbi lumin e Fanit, me gjatësi 148 m. Ura e Gomsiqes, me gjatësi 55 m. Ura e Zogut, mbi lumin Mat, me gjatësi 481 m, që lidhte Kurbinin me Lezhën e Mirditën, etj.

Nga viti 1912, me shpalljen e pavarësisë, Mirdita është përfaqësuar në qeveri me Preng Bib Dodën. Në qeveritë e para shqiptare, ishte dy herë Zëvendëskryeministër dhe dy herë Minister. Në qeverinë e Ismail Qemalit pati postin e Zëvendëskryeministrit. Me 15 mars 1914 u emërua në postin e Ministrit të Punëve Botore. Në qeverinë e Turhan Pashës (28 maj 1914) u emërua në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme. Nga data 25 dhjetor 1918 deri me 22 mars 1919, mbajti postin e Zëvendëskryeministërit.
Në vitet 20-30, Mirditën e kanë përfaqësuar si deputet (të Prefekturës së Shkodrës): At Ambroz Marlaskaj, Preng Llesh Gjoni dhe Mark Kapidani. Gjithashtu deputet të Prefekturës së Shkodrës ishin edhe At Gjergj Fishta me Dom Ndre Mjedën (me origjinë mirditase).

Burimi:
• “Shqipria me 1927”, botim i vitit 1928.
• “Shqipnija me 1937, Veprimi shtetnor gjatë njëzet e pesë vjetëve të parë të vetëqeverimit”, Vol. I-II, botim i vitit 1937.

| MIRDITA: Histori dhe aktualitet |

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close