Gjuriqi thotë se “pa formimin e Asociacionit nuk ka përparim në dialog”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se “është e pamundur të paramendohet ndonjë përparim thelbësor në dialog (mes Kosovës dhe Serbisë) derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe me të gjitha kompetencat e dakorduara”.

Ai tha se formimi i Asociacionit është “një detyrim i Prishtinës”.

Gjuriq akuzoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, se “po tallet me Bashkimin Evropian dhe Beogradin, duke deklaruar se tema e Asociacionit të Komunave Serbe është e mbyllur për të”.

“Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është unik për faktin se njëra palë nuk ka nevojë as të arsyetojë vetveten për moszbatimin e marrëveshjes, dhe për këtë nuk vuan nga ndonjë sanksionim nga ndërmjetësuesit në dialog”, ka thënë Gjuriq.

“Prishtinës nuk mund t’i besohet dhe provokimet e Hotit nuk duhet të qëndrojnë pa përgjigje nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi më 24 shtator se në dialogun me Serbinë nuk do të diskutojë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sepse ajo marrëveshje është përfunduar më 2013.

Takimi në nivel të ekspertëve nga Serbia dhe Kosova, i cili ishte paraparë të mbahej më 28 shtator në Bruksel, është anuluar.

Para se të njoftonte se takimi po anulohej “për shkak të kujdesit të shtuar në lidhje me COVID-19”, i Dërguari i Posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak njoftoi se çështja e Asociacionit nuk do të ishte në rendin e ditës sepse “njëra palë nuk ishte ende gati për diskutim”.

Çështja e Asociacionit aktualisht është një pengesë në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

Pala serbe këmbëngul që vazhdimi i dialogut në nivelin më të lartë politik varet nga gatishmëria e Prishtinës për të filluar zbatimin e marrëveshjes, ndërsa pala kosovare beson se diskutimi është i panevojshëm.

Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe u arrit më 2013. Autoritetet e Kosovës ende nuk ka filluar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që zbaton parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese./REL

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close