Kongresi miraton masën për shmangien e “shutdown”-it

ATSH-AFP/ – Kongresi amerikan miratoi sot një ligj buxhetor duke përjashtuar përkohësisht kërcënimin për një “shutdown”, thënë ndryshe mbyllja e qeverisë federale për mungesë të fondeve shtetërore.

Senati miratoi me 84 vota pro dhe 10 kundër, një tekst të mbështetur nga të dy kampet, pas marrëveshjes javën e kaluar mes demokratëve, republikanëve të Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Ky tekst, i miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve, me shumicë demokrate, kaloi dje fazën e Senatit, i kontrolluar nga republikanët dhe do të duhet tashmë të ratifikohet vetëm nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan, Donald Trump do të nënshkruajë tekstin për të shmangur “shutdown”-in, pasi viti fiskal 2021 fillon teknikisht më 1 tetor.

Ky ligj parashikon financimin e qeverisë federale deri më 11 dhjetor, pas zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close