Policia me aksione si vazhdimësi e atij në Karaçevë

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes policia ka zhvilluar një aksion në vende të ndryshme të Kosovës lidhur me përfshirjen në veprimtari kriminale.

Aksion ky që vjen si vazhdimësi e asaj në Karaçevë të Kamenicës ku u rrënuan kazinotë e u arrestuan pronarë të tyre e edhe zyrtarë policorë.

Polica e Kosovës ka njoftuar se aksioni i sotëm është duke u bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në orët e para të mëngjesit të 01 Tetorit 2020, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, janë duke ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës. Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale. Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë operacion të përbashkët”, thuhet në komunikatën e policisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close