Qendra Historike e Shkodrës shpallet pasuri kulturore

ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi deklarimin pasuri kulturore të “Qendrës Historike” të qytetit të Shkodrës dhe përcaktimin e zonës mbrojtëse të saj, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit.

Këshilli i Ministrave vendosi edhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave.

Ngarkohet ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, me propozim të strukturave të specializuara, të përcaktojë zonat mbrojtëse të monumenteve të kulturës, të ndodhura brenda pasurisë kulturore.

Ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartën e “Qendrës Historike” të qytetit Shkodër dhe të zonës mbrojtëse të saj në Gjeoportalin Kombëtar.

Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close