Donald Trump pozitiv me Corona – Realiteti kundërgodet

Në mënyrë demonstrative ai nuk mban maskë dhe minimizon rrezikun nga COVID19. Presidenti i SHBA Trump u infektua edhe vet duke bërë që komportimi i tij ndaj pandemisë të përcaktojë zgjedhjet në SHBA, mendon Ines Pohl.

Tani edhe atë e zuri. Për muaj me radhë Donald Trump i ka minimizuar rreziqet nga COVID-19, ka përqeshur njerëzit, që përpiqeshin të mbroheshin duke mbajtur maskë, e ka shpallur sëmundjen me potencial vdekjeprurës si një shpikje të demokratëve dhe pretendon, se e gjithë kjo nuk është aq keq sa pandehet.

Edhe pse pak pas publikimit të diagnozës nuk mund të parashikohet, nëse dhe sa rëndë mund të sëmuret 74 vjeçari, pasojat ndaj fushatës politike të zgjedhjeve që janë në prag janë të qarta: Ato janë shkatërruese.

Pa marrë parasysh humbjet

Të gjitha përpjekjet, për të shkëputur vëmendjen nga dështimet e veta, nënçmimi i faktit, që nuk ka një plan kombëtar për të mbrojtur njerëzit, që guvernatorët u lanë në baltë dhe ndërkohë 200.000 amerikane dhe amerikanë kanë humbur jetën prej virusit, që nga ky çast nuk vlejnë më.

Realiteti e ka shkatërruar konstruktin e gënjeshtrave të presidentit. Shtabi i tij nuk do t’ia dalë dot më të ndezë qirinj në mjegull, duke i paraqitur trazirat e dhunshme nëpër qytete si më të rrezikshme se sa fakti, që prej virusit po vdesin çdo ditë 1000 amerikanë.

Me të gjithë pushtetin dhe pa marrë parasysh humbjet Donald Trump po përpiqet ta rivendosë deri në një farë mase në binarë ekonominë para ditës së zgjedhjeve. Por edhe ky plan me këtë diagnozë nuk ka më vlerë. Madje edhe mohuesit më të mëdhenj të Coronës nuk do t’i shmangen dot më pohimit tani, se virusi është ngjitës në nivelin më të lartë – madje ai mund të prekë edhe vet njeriun e fuqishëm në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë 2 tetor vendi është më larg se kurrë më parë prej nornmalitetit, që Trump shpresonte kaq shumë ta rivendoste me urgjencë.

Keqdashje dhe teori konspiracioni

Sapo u bë i ditur lajmi për infektimin e tij, shpërtheu një valë dashakeqësie ndaj presidentit. Madje nuk mungojnë as teoritë e konspiracionit, se ai i ka shpikur të gjtiha këto vet për të shkëputur  vëmendjen prej rezultateteve të këqia që ka në sondazhe.

Ai mund t’u bëjë ballë të gjitha këtyre, presidenti i “fakteve alternativë” është i ambjentuar me të tilla gjëra. Por ai nuk mund të rikuperojë më humbjen e imazhit të vetëkrijuar si demi i fuqishëm. Tashmë nuk i ka mbetur shumë prej kësaj.

Biden papritur jo më i moshuar, por i matur

Pas duelit të parë televiziv argumenti kryesor i përkrahësve të Trumpit ishte, se ai është dukshëm më me kondicion dhe më i përshtatshëm për postin që të bren frocat si president i SHBA-së krahasuar me rivalin e tij. Nëse Joe Biden nuk është infektuar gjithashtu gjatë debatit, ky argument – të paktën javën e ardhëshme – nuk do të ketë më peshë. Tashmë nuk do të jetë më dobësia e moshës së tij në plan të parë, por mençuria e moshës së tij, që shprehet tek maturia e tij.

Një president i pafuqishëm Trump nuk ka çfarë të ofrojë më shumë. E me siguri ai as nuk mund të ofrojë recetën e duhur, me të cilën shmanget sëmundja infektive. Eshtë njerëzore që t’i urojmë për ditët e ardhëshme Donald Trump dhe bashëkshortes së tij Melania shëndet e gjithë të mirat.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close