Gerard Depardieu flet për Ramën në intervistë

ATSH/ Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu, ndoshta më i dashuri për shqiptarët pas Alain Delon, e përshkroi Ballkanin si një vend fantastik në një intervistë për të përjavshmen “Le Point”.

Aktori i cili njihet për natyrën e drejtpërdrejtë përveçse për talentin e madh si aktor, u shpreh mes të tjerash që i pëlqen shumë Edi Rama.

I pyetur nëse e njihte presidentin francez, aktori Depardieu shprehet se Macron e kishte marrë në telefon kur ishte në Shqipëri.

“Njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon gjithashtu. Atje te ai takova edhe një lider të Kosovës, që kishte bërë edhe burg”, u shpreh Depardieu gjatë intervistës.

“Ballkani po, është vend fantastik… Po Edi Rama, është vërtet tip për së mbari… Edhe pikturat e tij janë të bukura”, u shpreh aktori.

I vendosur përballë pyetjes se “pikturat e kryetarëve të shteteve s’janë gjë…”, Depardieu u shpreh:

“Po, po këto të Edi Ramës janë ndryshe, ka edhe grafizëm, edhe njolla me gjëra të çuditshme, edhe në letër muri…”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close