Kryeministri Rama:Ambicia e dy shteteve do të jetë heqja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e dy qeverive që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ka thënë se ambicia e dy shteteve do të jetë heqja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nëse i referohemi mbledhjes në Pejë të gjitha dokumentet janë në proces zbatimi ose ato kanë përfunduar. Kontrolli në Morinë funksionon në parimin një pikëkalimi një kontroll. Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të BE-së në rajonin tonë duke filluar nga më e thjeshta, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që MPB-të e dy shteteve të intensifikojnë punën për të krijuar databazën për hyrje-daljet në kohë reale që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin kundër aktiviteteve të paligjshme”, ka thënë Rama.

Ai tutje është shprehur se do të firmosin së shpejti marrëveshje që porti i Durrësit të jetë defakto edhe port i Kosovës.

“Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për të lehtësuar procedurat doganore mes dy shteteve na çon në destinacion, shndërrimin e portit të Durrësit në një port defakto të Kosovës”, ka thënë Rama.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close