Lajçak: Thaçi ka përvojë të gjatë në dialog, mund të ndihmojë në progres

Për bisedën që ka pasur të premten me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur edhe emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit me anë të një postimi në llogarinë e vet në  “Twitter”, ka treguar se e ka informuar presidentin e Kosovës për arritjet e deritanishme në dialog.

Madje, Lajçaku ka thënë se Thaçi me përvojën e tij në këtë proces mund të ndihmojë shumë për të siguruar progresin e tij.

“Kisha një video-konferencë shumë të frytshme me presidentin Hashim Thaçi këtë mëngjes. E informova për arritjet e deritanishme në dialogun Prishtinë-Beograd të ndihmuar nga BE-ja. Përvoja e tij e gjerë në dialog mund të jetë e dobishme për progresin e mëtejshëm në procesin e ardhshëm”, ka shkruar Lajçaku.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close