Ramadani:Vaksina do del në fund të këtij viti, por ka një problem

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka deklaruar se vaksina kundër COVID-19 do të zbulohet në fund të këtij viti dhe se Kosova ka aplikuar për furnizimin e saj.

Ramadani ka thënë se koha optimale për zbulimin e vaksinës kundër COVID-19, do të jetë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021.

Por, ai sheh një problem tek shpërndarja dhe distribuimi në të gjithë rruzullin tokësor duke pasur parasysh numrin e madh të kërkesave nga shumë shtete.

“Koha më optimale dhe më e shpejtë do të jetë fundi i këtij viti dhe fillimi i vitit të ardhshëm. Por që është një problematikë tjetër në këtë kontekst. Nuk është vetëm zbulimi i vaksinës, nuk është vetëm futja e vaksinës në praktikë, por është edhe shpërndarja distribuimi në gjithë rruzullin tokësor duke pasur parasysh kërkesat shumë të mëdha të shteteve për vaksinë kundër COVID-19”, ka thënë Ramadani.

Ramadani ka thënë se Kosova i ka gjasat e mëdha që të vijë deri te furnizimi me vaksina falë shteteve evropiane.

Ai tha se Kosova qysh tani ka paraqitur kërkesën e saj për furnizimin me vaksinën kundër COVID-19, sipas tij popullata do të jetë e vaksionuar në bazë të prioriteteve, në radhë të parë personat me indikacione epidemiologjike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close