Remitencat e pranuara në Kosovë shënuan vlerën prej 434.9 milionë euro

BQk ka njoftuar se remitencat e pranuara në Kosovë shënuan vlerën prej 434.9 milionë euro deri në qershor 2020, që paraqet rritje për 7.2 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë 2019.

“Bilanci i llogarisë së të ardhurave parësore shënoi vlerën prej 98.3 milionë euro, që paraqet një rritje të lehtë prej 1.7 përqind. Në anën tjetër, bilanci i të ardhurave dytësore arriti në 665.8 milionë euro, që është për 6.9 përqind më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019”, thuhet në raportin e BQK-së.

“Remitencat që pranohen në Kosovë vazhdojnë të vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, prej nga  u  dërguan 43.1 përqind përkatësisht 24.3 përqind e gjithsej remitencave  në  TM2  2020.  Një  pjesë  e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 5.4 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Përkundër faktit se edhe vendet ku janë të koncentruar diaspora kosovare janë goditur shumë nga kriza e pandemisë, remitencat kanë shënuar përshpejtim të rritjes. Rritja e remitencave ka qenë dyshifrore gjatë gjithë periudhës, me përjashtim të muajit mars dhe prill kur shënuan rënie. Dërgesat e remitencave përmes operatorëve që transferojnë para kanë shënuar rritje për 46.3 përqind deri në qershor”, k anjoftuar BQK-ja.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close