20 përqind e bimëve mund të zhduken

Dy të pestat e bimëve në të gjithë botën janë në rrezik për t’u zhdukur. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët nga Royal Botanic Gardens, Kew.

Studiuesit shprehen se po garojnë me kohën për të zbuluar speciale të tjera, para se shumë bimë të zhduken.

Ky studim është bërë në 42 vende të botës dhe raporti është bërë publik në takimin e Kombeve të Bashkuara, pasi po kërkohet që të ngrihet alarmi për humbjen e biodiversitetit. Drejtori i çëshjteve shkencore në Kew, Alexandre Antonelli tha se bota po përballet me humbje të bimëve dhe duhet veprim menjëherë.

Ne jemi duke humbur garën me kohën, sepse speciet po zhduken më shpejt sesa mund t’i gjejmë zëvendësueset e tyre”, shtoi ai.

Shkencëtarët vlerësojnë se rreziku i zhdukjes mund të jetë shumë më i lartë sesa mendohej më parë, me rreth 140,000, ose 39,4% të bimëve nga 21% që ishte pak vite më parë. Studiuesit bëjnë thirrje që vlerësimet e rrezikut të gjurmohen shpejt, duke përdorur teknologji të tilla si inteligjenca artificiale dhe për më shumë fonde për ruajtjen e bimëve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close